Transmetuar më 08-05-2022, 15:25

Gjermani – U nis për të takuar motrën në Gjermani, por theret me thikë nga kunati.

Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e djeshme.

Një qytetar nga Skenderaj i Kosovës ka mbetur i vdekur.

Mediat në Kosovë raportojnë se viktima është 44 vjeçari B.N., i cili ka humbur jetën për shkak të goditjeve me thikë që ka marrë nga kunati i tij i cili e ka goditur pas shpine.

Viktima është nisur për të takuar motrën e tij, por pasi është takuar me burrin e saj, ky i fundit e ka sulmuar me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Nuk dihet ende se përse ai e ka kryer krimin, ndërsa autoritetet gjermane e kanë arrestuar autorin e dyshuar.