Transmetuar më 08-05-2022, 16:37

Gjermani-  Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Gjermani, ku një qytetar nga Skenderaj i Kosovës ka mbetur i vdekur.

Viktima është 44 vjeçari B.N., i cili ka humbur jetën për shkak të goditjeve që ka marrë me thikë nga kunati i tij, që e ka goditur pas shpine.

Viktima është nisur për të takuar motrën e tij, por pasi është takuar me burrin e saj, ky i fundit e ka sulmuar me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Nuk dihet ende se përse ai e ka kryer krimin, ndërsa autoritetet gjermane e kanë arrestuar autorin. noa.al