Transmetuar më 09-05-2022, 16:35

TIRANË– Këtë javë temperaturat do të shënojnë pikun me anti-ciklonin afrikan. Masa ajrore, do të mbërrijë nga Mauritania  dhe brenda pak ditësh do të përhapen nga Franca drejt Italisë, ndërsa anti-cikloni afrikan do të mbërrijë edhe në vendin tonë. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, java që presim përpara parashikohet një javë “tipike” pranverore me mot kryesisht me diell si dhe praninë e vranësirave kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Madje në disa zona të vendit, temperaturat do të shkojnë deri në 30 gradë celcius. E hëna është me vranësira, ndërsa nga nesër moti do të përmirësohet deri të premten. Në fundjavë më pas pritet kohë e keqe dhe me shi, ndërsa në zonat lindore, reshjet do të jenë edhe në formë breshëri. noa.al