Transmetuar më 10-05-2022, 15:49
Kosovë- Vrasje me armë zjarri në Kosovë.
Ngjarja ndodhi në mesditë në Kaçanik.
Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas tij ngjarja ka ndodhur në rrugën Ferizaj – Kaçanik tek vendi i qujtuar “Fusha Pajtimit” , përballë Varrezave të Dëshmorëve.
Dy persona janë qëlluar me armë. Nga informatat e para njeri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjese. Vdekja është konfirmuar edhe nga ekipi mjekësor që mbërriti në vendin e ngjarjes.
Ndërsa tjetri èshtë transportuar për ndihmë mjekësore në QKUK.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa policia për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Noa.al