Transmetuar më 11-05-2022, 18:21

Tiranë- Këshilli i Ministrave miraton vendimin e njohjes së patentave me Arabinë Saudite.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas shpalljes në “Fletoren zyrtare”.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.