Transmetuar më 13-05-2022, 13:53

Kina do të nxitë më shumë negociata për marrëveshjet e tregtisë së lirë

Kina tha të enjten se do të promovojë më shumë negociata për marrëveshjet e tregtisë së lirë (MTL), teksa ka nënshkruar nëntë të tilla në dekadën e fundit.

"Që nga viti 2012, ne kemi nënshkruar nëntë marrëveshje të reja të tregtisë së lirë me vendet e tjera, duke përfshirë Zvicrën, Korenë e Jugut dhe Australinë. Në shumicën e marrëveshjeve, për më shumë se 90 për qind të mallrave tarifat janë zero," tha Wang Shouwen, zëvendësministër i tregtisë, në një konferencë për shtypin.

"Ne do të nxitim më tej negociatat për marrëveshjet e tregtisë së lirë, duke përfshirë ato me Japoninë dhe Korenë e Jugut, Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit, Izraelin dhe Ekuadorin," tha Wang.

Zëvendësministri i Tregtisë u shpreh që, në dhjetë vjetët e fundit jo vetëm që u nënshkruan më shumë MTL, por edhe efikasiteti i zhdoganimit i Kinës u përmirësua.

Sipas tij, koha e përgjithshme e zhdoganimit për mallrat e importuara ishte rreth katër ditë në vitin 2017, por tani arrin më pak se një ditë e gjysmë.

Po më 2017, koha e përgjithshme e zhdoganimit për eksportin e mallrave nga Kina ishte rreth 12 orë, kurse tani duhen vetëm rreth 1.2 orë, bëri të ditur Wang.