Transmetuar më 13-05-2022, 20:55

SHBA- Pamjet e pazakonta si nëpër filma vijnë nga Filadelfia.

Policia në Amerikë është në kërkim të dy personave të armatosur që i zunë pritë një burri teksa po mbushte makinën e tij në një pikë karburanti në Mount Airy Avenue. Sipas policisë, dy burra të veshur me rroba të zeza iu afruan një viktime mashkull, i cili po pomponte gaz në automjetin e tij në një pikë karburanti dhe e qëlluan me breshëri plumbash. Në njoftimin e policisë thuhet:

Autorët qëlluan me të shtëna të shumta në drejtim të viktimës, duke e goditur atë në të gjithë trupin. Viktima ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Një shpërblim prej 20,000 dollarësh po ofrohet për informacionin që çon në arrestimin e dy burrave që qëlluan ndaj burrit në karbutant. Sipas Policisë së Filadelfias, burrat, njëri i armatosur me një pistoletë dhe tjetri me një kallashnikov AK, qëlluan disa herë mbi burrin, duke e vrarë atë./patch