Transmetuar më 14-05-2022, 07:44

Kiev- Parashikime optimiste për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Kreu i inteligjencës ushtarake i Ukrainës thotë se lufta me Rusinë po shkon aq mirë, sa do të arrijë një pikë kthese nga mesi i gushtit dhe do të përfundojë deri në fund të vitit.

Ky është parashikimi më optimist dhe më i qartë nga një zyrtar i lartë ukrainas deri më tani.

Në një intervistë me Sky News, gjeneralmajor Kyrylo Budanov tha gjithashtu se një grusht-shteti për ta hequr Vladimir Putinin tashmë është duke u zhvilluar në Rusi dhe presidenti rus është i sëmurë rëndë me kancer.

Gjenerali Budanov parashikoi saktë se kur do të ndodhte pushtimi rus kur të tjerët në qeverinë e tij ishin publikisht skeptikë dhe tani thotë se ai është i sigurt në parashikimin e përfundimit.

“Pika e kthesës do të jetë në pjesën e dytë të gushtit”.

“Shumica e aksioneve luftarake aktive do të kenë përfunduar deri në fund të këtij viti”, thotë ai.

“Si rezultat, ne do të rinovojmë fuqinë ukrainase në të gjitha territoret që kemi humbur, përfshirë Donbasin dhe Krimenë”.

Taktikat e Rusisë nuk kanë ndryshuar pavarësisht nga zhvendosja e saj në lindje, thotë ai, dhe sipas tij Rusia po pëson humbje të mëdha.