Transmetuar më 14-05-2022, 13:30

Një burrë rreth 45 vjeç ka humbur jetën sot që pa gdhirë në Kavajë dhe policia thotë se ishte viktimë i një aksidenti rrugor.

Dyshimet janë se sot në orën 01.50, një mjet që drejtohej nga shtetasi N.S., 62 vjeç, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, burrin që ishte këmbësor.

Policia thotë se nuk e ka identifikuar ende mashkullin e gjetur të vdekur në rrugë.

Ndërkohë raportohet se është arrestuar në kushtet e flagrancës 62 vjeçari, i cili akuzohet si përgjegjës për aksidentimin me vdekje të personit të paidentifikuar. /noa.al