Transmetuar më 14-05-2022, 14:19

Një 30-vjeçar është arretsuar nga policia në Muriqan, për llogari të drejtësië suedeze. Në pranga është vënë Bindi Agolli , 30-vjeç,  banues në Kosovë.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Jonkoping/Suedi, me vendimin e datës 29.04.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e ligjit për narkotikët”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimi në shtetin suedez.