Transmetuar më 14-05-2022, 14:46

Jurgen Klopp thjesht nuk e pëlqen Ligën e Kombeve dhe nuk bën asgjë për ta fshehur këtë. Në margjinat e konferencës për shtyp, në kuadër të ndeshjes së sotme finale të Kupës së Anglisë kundër Chelsea, trajneri gjerman i “Reds” shprehu të gjithë zhgënjimin e tij për eventin ndërkombëtar, që vetëm sa shton angazhimet në këmbët e lojtarëve.

“Liga e Kombeve është një nga idetë më qesharake në botën e futbollit, – tha troç Klopp. – Lojtarët, pas 70 ndeshjesh sezonale, detyrohen të luajnë ndeshjet e Ligës së Kombeve me kombëtaret.

Katër, pesë, gjashtë ndeshje me kombëtaret… Sinqerisht do të preferoja që UEFA të merrte më shumë para nga finalja e Champions League dhe ta zhbënte këtë kompeticion”.

Kujtojmë se edicioni 2022-2023 i Ligës së Kombeve do të nisë më 1 qershor, me katër ndeshjet e para të garës që do të luhen në atë muaj. Ndeshjet e tjera janë planifikuar për në shtator.