Transmetuar më 14-05-2022, 15:23

Ditën e djeshme, Fjolla ka zbuluar se ndodhej në spital. Në videot e publikuara në “Instastory”, ajo shfaqej me serum të vendosur në krah, teksa vajzat e saj e vogël i qëndron te koka duke e masazhuar.

Këngëtarja ka vendosur që të mos tregojë se çfarë kishte, por ne urojmë që ajo mos të ketë asgjë serioze.

Pak pas ndarjes nga Fisnik Syla, Fjolla ka publikuar së fundmi në rrjetin e saj social “Instagram” disa fotografi dhe ka nxitur menjëherë dyshimet tek fansat e saj se mund të ketë nisur një romancë të re dashurie.

Këngëtarja ka publikuar disa poza ku shfaqet në bagazhin e një makine, pranë një tufë me trëndafila në formë zemre dhe disa tullumbace po ashtu në formë zemre. Në mbishkrimin e fotove, bukuroshja vendosi një emoji zemre, duke mos treguar më shumë detaje se kush ia ka bërë dhuratë.