Transmetuar më 15-05-2022, 00:22

Vetëm tre ditë pasi u tërhoq nga hapja shtetërore e Parlamentit për shkak të shëndetit të saj, Mbretëresha Elizabeth, shfaqet në publik e gjallëruar, plot energji, freski dhe buzëqeshje.

Mbretëresha 96 vjeçare u shfaq në Royal Windsor Horse Show dhe u duartrokit me ovacione e brohorima nga shumë njerëz që dolën ta prisnin.

Më herët, Mbretëresha u detyrua të humbasë hapjen tradicionale zyrtare në parlament në fillim të kësaj jave.

E vetëm tri ditë mjaftuan që ajo të bëhej shumë mirë aq sa mori pjesë në Royal Windsor Horse Show.

Shikoni fotot në galeri teksa Mbretëresha u fotografua duke buzëqeshur teksa gjendej në sedilje  e përparme të makinës së saj Range Rover. Në fotot e mundësuara nga Getty Images janë dhe pamjet e Mbretëreshës në mjediset e tjera të eventit. /noa.al