Transmetuar më 15-05-2022, 09:17

Kanë dalë pamjet filmike menjëherë pas atentatit që u krye ndaj Rim (Blerim) Preçit.

Atentati u krye nga një makinë në lëvizje.

Ndaj Rim Preçit dhe një kushëri të tij, Klinsman Preçi, u qëllua me breshëri zjarri, por atentati  dështoi.

Rim Preçi është hedhur nga makina dhe e ka lënë atë të ecë pa drejtim deri sa mjeti mbeti në anë të rrugës. Pas disa sekondash ai kalon në këmbë autostradën.

Nga pamjet shihet se si Rim Preçi është i alarmuar nga ajo që ka ndodhur dhe ende nuk e beson se ka shpëtuar i gjallë.

Madje ai pyet personin që po e filmon nëse a kishte gjë në trup,(‘a kam gja në trup aaa’)  ndërkohë që ai e qetëson duke thënë se ‘nuk ke gjë shko në lokal se e njoftoj unë policinë dhe mjekun’, transmeton Noa.al.

Ende nuk dihen motivet e këtij atentati. Por pista kryesore mbetet ajo e së shkuarës së tij.

Rim Preçi sapo ishte kthyer nga Belgjika.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Noa.al