Transmetuar më 15-05-2022, 10:03

Kosovë- Gjendet një trup i pajetë në Vushtri të Kosovës.

Por vdekja ngjall dyshime pasi pranë trupit u gjendën një pistoletë dhe gëzhoja plumbash.

Policia lokale njofton se ‘në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator, dhjetë fishekë dhe një gëzhojë’.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për ekspertizë.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Noa.al