Transmetuar më 18-05-2022, 21:50

Vaksina e gripit rezulton shumë efektive edhe në Covid. Teoria e imunitetit të kryqëzuar tashmë është konfirmuar

Vaksina e gripit siguron imunitet të kryqëzuar ndaj koronavirusit pandemik dhe redukton në mënyrë drastike rrezikun e kalimit rëndë të Covid-19. Këtë rezultat surprizë dhe të gëzueshëm e ka gjetur një studim i ri, i cili konfirmon rezultatet edhe të disa studimeve të mëparshme, më të vogla.

Studimi është duke u para-publikuar në medRxiv dhe u krye në fund të vitit 2020, përpara se të dilnin vaksinat e para Covid-19, raporton noa.al.

Një analizë e të dhënave për më shumë se 30,000 punonjës të kujdesit shëndetësor në Katar tregoi se vaksina e gripit e dhënë në 2020 uli rrezikun e Covid-19 me 30% dhe rrezikun e kalimit rëndë të kovidit, me 90% në muajt e në vijim.

Ky është një zbulim i rëndësishëm," tha Mihai Netea, specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin e Radbund në Holandë, raporton noa.al. 

Që nga fillimi i pandemisë, ekipe të shumta kërkimore në mbarë botën janë përpjekur të shohin nëse vaksinat për sëmundje të tjera mund të ofrojnë imunitet të diferencuar ndaj SARS-CoV-2.

Ekipi i Lait Jamal Abu-Rabad, një epidemiolog në Shkollën Mjekësore Wael Cornell në Katar, shikoi të dhënat për punonjësit e shëndetësisë, një grup më homogjen sesa popullata në aspektin personal. Ai tha se teoria duket se tashmë është konfirmuar.

Fakti që analiza është në përputhje me studimet e mëparshme do të thotë se gjetjet nuk kanë gjasa të jenë për shkak të një mospërputhjeje të rastësishme statistikore, tha Geithner Fink nga Universiteti i Bazelit në Zvicër. 

Një studim i publikuar vitin e kaluar nga ekipi i tij në rishikimin PLoS ONE tregoi se vaksina e gripit reduktonte drastikisht rrezikun e vdekjes për pacientët e prekur me Covid në Brazil.

Mekanizmi i fenomenit mbetet i panjohur, por studiuesit thonë se, përveç prodhimit të antitrupave, vaksinimi për gripin stimulon mekanizma të tjerë të sistemit imunitar që ofrojnë mbrojtje nga patogjenët e tjerë.

Mbrojtja e ofruar nga vaksina e gripit kundër koronavirusit vlerësohet të zgjasë të paktën disa muaj, por jo për gjithë jetën.

Gjetjet, ngjallin shpresën se në rast të një pandemie të re ne mund të përdorim fillimisht vaksinat antigrip që gjenden në çdo farmaci, për t’u përballur me kovidin. /noa.al