Transmetuar më 19-05-2022, 22:20

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar artikullin e gazetës austriake një trillim mafioz dhe ordiner!

“Është për të qeshur dhe për të qarë, se kjo gazetë bulevardeske austriake, përdoret për qëllime tepër spekulative, për të mos thënë mafioze, por kjo do te provohet në gjyq. Gjyqi per gazetën bulevardeske austriake është i pakthyeshëm. Artikulli qesharak, i pavërtetë, i mbushur me mashtrime, aq më pak për pozitën që isha ata duhej të çonin pyetjet paraprakisht.

Nuk kam patur kurrë problem të bej foto. Të vishesh si grua dhe të paguash, si gruaja e dikujt tjetër, (gruaja e Bilalit) për të bërë një foto kjo nuk është normale. Me të njëjtin vend kam qenë më Vasilin, kanë qenë edhe deputet të tjerë, unë s’kisha nevojë të paguaja për një foto, se isha kryetar Kuvendi i ftuar më agjendë”, u shpreh ai.