Transmetuar më 19-05-2022, 22:44

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka sqaruar se pas mbarimit të mandatit në 24 korrik, do të dalë në opozitë dhe në krah të qytetarëve.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Meta ka ritheksuar se në çdo kohë ka bërë zgjedhjen më të mirë duke parë gjithmonë interesin e shqiptarë.

Meta: Në 24 korrik 2022 do të iki nga Presidenca. Duhet të kisha ikur më herët, po betimi Kushtetuese nuk ma lejoi. Rizgjedhja ime si President? Për mua është çështje e përfunduar. Këtë post nuk e morra për të përfituar, por për të zgjidhur çështjen e çadrës të vitit 2017 dhe mundësuar hyrjen e opozitës në zgjedhje.

Unë në çdo kohë kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme duke parë në radhe të parë interesin e shqiptarëve.

Këto i kam treguar me qëndrimet e mia

1) Për marrëveshjen e 17 majit.

2) Për djegien e mandateve

3) Për bojkotin që Lulzim Basha, i bëri Reformës në Drejtësi dhe të gjitha këtë qendrime unë i kam bërë publike.

Kam vendosur që më 25 korrik të dal në opozitë dhe të jem në krah të qytetarëve. Nuk kam vendosur, as të shkoj me qeverinë dhe as të bëj kompromis me të, jo! Do të jem në opozitë të vërtetë kundër kësaj qeverie, për të mbrojtur vetëm interesin publik.