Transmetuar më 20-05-2022, 14:54

Më në fund është afruar një fundjavë e bukur, ju pret pushimi dhe relaksi i shumëdëshiruar. Ndërkohë edhe maji po i afrohet fundit dhe pranvera, tashmë e pjekur, po kthehet në verë. Por si do të shkojë dita e shtunë 21 maj? A do të ndodhë diçka e papritur? Le të zbulojmë së bashku parashikimet dhe horoskopin e Paolo Fox, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al. 

Horoskopi i Paolo Fox Dashi: Një fundjavë veçanërisht intensive për dashurinë dhe ndjenjat, përfitoni prej saj. Shmangni të folurit keq për kolegët në punë.

Horoskopi i Demit, Paolo Fox: Zemrat e vetmuara ndihen veçanërisht të stimuluara këtë fundjavë. Qëndroni të qetë në punë, mos u stresoni.

Horoskopi Paolo Fox, Binjakët: E shtuna dhe e diela janë ditë pozitive për dashurinë dhe ndjenjat. Në punë mos u nënshtroni nga kolegët, do ju duhet të përballeni deri në grindje me disa ziliqarë.

Horoskopi i Gaforres Paolo Fox: Rikuperim i pjesshëm i emocioneve në dy ditët e ardhshme, e shtunë dhe e diel. Në punë, diçka mund të zhbllokohet, por me efekt në muajin qershor.

Horoskopi i Paolo Fox Luani: Këtë të shtunë 21 keni Saturnin dhe Hënën në dizavantazh, ndaj bëni kujdes me çështjet e dashurisë, me lidhjen tuaj. Në fundjavë pushoni, do t’ju duhet për të përballuar javën e re të punës.

Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: Fundjavë rikuperimi me partnerin, përpiquni të përkushtoheni në këtë okazion. Shumë mendime po vërtiten në mendjen tuaj për punën, hiqeni pak vëmendjen prej andej.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Nëse ka një person që ju pëlqen, dilni ballazi, por mos e teproni. Faza e tranzicionit në punë, do të kalojë.

Horoskopi i Paolo Fox Akrepi: Ditë interesante kjo e shtunë 21, por diçka nuk është në rregull. Në punë kjo është koha e duhur për të kuptuar potencialin tuaj të vërtetë.

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Bëni diçka të papritur, përpiquni të mahnitni partnerin tuaj. Shtyjeni punën për të hënën dhe shijoni fundjavën.

Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox: Nuk ka pushim për zemrat e vetmuara, ato do të jenë edhe sot në kërkim. Puna ju sjell kënaqësi, por mendoni se çfarë mund të bëni më mirë.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Mendoni me kujdes për marrëdhënien tuaj dhe mos lejoni që krenaria apo sedra t’u hapë probleme. Puna vazhdon pa probleme.

Horoskopi i Paolo Fox Peshqit: Zemrat që deri dje ishin të vetmuara dhe sot në lidhje të reja, të përpiqen të çlirojnë emocionet, mos e torturoni më veten. Mundohuni të jepni më të mirën në punë. /noa.al