Transmetuar më 20-05-2022, 06:46

Një litër naftë sot në Shqipëri shitet me 229 lekë. Deri dje çmimi ishte 234 lekë.

Benzina sot shitet 229 lekë. Deri dje shitej 237 lekë.

Gazi i lëngshëm (jo për përdorim shtëpiak) shitet me çmimin e pandryshuar 90 lekë për litër.

Çmimet janë caktuat nga Bordi i Transparencës dhe hynë në fuqi dje (19 Maj) ora 18.00. Ato do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Disa kompani po mbajnë çmime më të ulëta se ato që po diktohen nga Bordi i mbështetur nga zyrtarë shteti dhe bosët e kompanive më të mëdha të naftës.