Transmetuar më 20-05-2022, 11:22

Një djalë shqiptar dhe një tjetër nga ishulli Rodos në Greqi, u shpallën sot në mëngjes fajtorë për vrasjen në bashkëpunim dhe përdhunim në grup të studentes Eleni Topaloudi.

I akuzuari me origjinë nga Shqipëria, foli në sallën e gjyqit pak para se të jepej vendimi.

Ai tha se refuzonte të pranonte akuzën për përdhunim ndërsa pohoi se ishte fajtor për bashkëpunim në vrasjen e Elenit, duke shtuar se do të paguajë për krimin e kryer.

“Unë nuk e pranoj akuzën për përdhunim, por për çdo gjë tjetër dua të paguaj, kam qenë bashkëpunëtor në vrasje, jam penduar, kërkoj falje thellësisht nga zemra. Kjo që ndodhi më ka çuar në gjendjen time më të keqë. Kjo është dhe mbetet dhimbja e jetës sime,  por do ta paguaj sepse është faji im", tha emigranti shqiptar.

Vrasja e studentes, greku dhe shqiptari ia hedhin fajin njëri-tjetrit

“Të rinjtë duhet të jenë të mirë, të duan familjen e tyre dhe të mos dëgjojnë miqtë e tyre kur nuk duhet", theksoi ai.

Më shumë gjeni këtu.

LEXONI DHE:

Çaste të tmerrshme, vajza përballet në gjyq me përdhunuesin shqiptar