Transmetuar më 20-05-2022, 12:27

TIRANË- Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama tha se e kishte pritur me padurim ardhjen e tij.

Rama dhe në disa foto duket që është përfshirë nga ankthi i pritjes.

Sapo Presidenti i KE mbërriti, Rama e përshëndeti e më pas e ftoi të zhvillonin ceremoninë e mirëseradhjes.

Turin në rajon, zyrtari i BE e ka nisur në Serbi, ku edhe do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Pas takimeve në Shqipëri, Michel do të vizitojë edhe Bosnjë Herzegovinën.