Transmetuar më 20-05-2022, 14:04

Gazeta austriake “Krone Zietung” i është kthyer sërish sot shkrimit mbi Ilir Metën, duke pasyqruar tashmë edhe qëndrimin e keut të shtetit shqiptar mbi akuzat që vijnë ndaj tij nga kjo gazetë austraike. Madje, duke pranuar ‘prezuminin e pafajësisë’ dhe duke i lokalizuar akuzat e botuara prej saj te ‘informatori’ pa emër, media në fjalë duket se është zbutur:

Qëndrimi publik i Metës se do ta hedhë në gjyq gazetën duket se e ka bërë të vetën, teksa "Krone Zeitung" i relativizon, dmth praktikisht i vetë-përgënjeshtron akuzat e publikuara para pak ditësh ndaj kreut të shtetit shqiptar:

“Janë akuza të rënda që një informator në Vjenë ngriti kundër Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ditë më parë. Politikani thuhet se, të paktën sipas akuzës së sinjalizuesit, ka investuar qindra-mijëra dollarë përmes një kompanie qipriote dhe lobistëve të tjerë në mënyrë që të fitojë favorin e republikanëve, të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të SHBA, Donald Trump.

Menjëherë pasi një foto e Ilir Metës u shfaq para Kongresit të SHBA-ve në inaugurimin e Trump, vetë Meta u zgjodh president. Prezumimi i pafajësisë vlen natyrshëm për të gjitha akuzat e bëra kundër tij.

Presidenti i Shqipërisë i mohon akuzat ndaj tij, madje doli para kamerave për të deklaruar: Unë kurrë nuk kam shpenzuar dhe as do të shpenzoj një qindarkë të vetme për të porositur foto me askënd. Pas akuzave dyshoj se qëndrojnë persona të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Ky lajm mban erë incerator. Treshja e korrupsionit 430 milionë euro me inceratorët mesa duket ka dalë jashtë vendit dhe sponsorizon shkrime të tilla. Unë i kam denoncuar me fakte dhe do të vazhdoj ta bëj. Deri tani nuk ka asnjë gjurmë për të kërkuarit e drejtësisë, as për paratë e marra. Ilir Meta njoftoi veprime ligjore kundër akuzuesve të personit të tij”.