Transmetuar më 21-05-2022, 18:50

Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka theksuar edhe njëherë se çdo figurë me kontribut në Partinë Socialiste, i cili nuk është pjesë e Grupit Parlamentar të kësaj force politike apo pjesë e politikës active, mund të jetë kandadat potencial për president.

I pyetur nëse ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, mund të jetë kandidati i tyre për postin e presidentit, Gjiknuri është shprehur se nuk e përjashton si mundësi dhe mbetet për tu parë nëse opozita do të jetë dakort.

Sa i përket raundit të dytë i cili do të mbahet më datën 23 Maj, Gjiknuri tha se do të jetë një raund i cili do të shkojë dëm dhe pa kandidat, njëjtë si raundi i parë. noa.al