Transmetuar më 21-05-2022, 19:35

Tiranë- Dita e diel 22 maj do të jetë shumë e rëndësishme për Partinë Demokratike e cila do të zgjedhë kryetarin e saj.

Proçesi i votimit do të nisë në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00.

Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

Kandidatët për Kryetar sipas renditjes në fletën e votimit janë:

1. Sali Berisha 2. Ibsen Elezi

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”. noa.al