Transmetuar më 22-05-2022, 10:26

Kosovë- Njarje e rëndë në Kosovë. Një i mitur 13-vjeçar është gjetur i pajetë në shtëpi.

Rasti tragjik ka ndodhur në Vushtri, ku i mituri është gjetur nga i vëllai, i shtrirë në dysheme i vdekur.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të miturit, ndërsa trupi i tij është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore, për të bërë ekspertizën, për të kuptuar shkakun.

Një hetim i plotë po vazhdon për rastin. Noa.al