Transmetuar më 22-05-2022, 21:40

Trupi i pajetë i një fëmije është gjetur sot pasdite në Mitrovicës dhe ai ende nuk është identifikuar.

I ndjeri, rreth moshës 10 deri 12 vieç, djalë, u gjet në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, sot rreth orës 17:50.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se njësitë hetimore shkuan në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Ai pohoi se ende nuk është qartësuar identiteti i djalit të gjorë. /noa.al