Transmetuar më 23-05-2022, 12:06

Tiranë- Ka nisur me debate seanca parlamentare. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka komentuar zgjedhjen e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.

Elisa Spiropali: Doktor mendoj se je zgjedhur, je në krye të PD-së, në fakt ngjan më shumë si një rrugë qorre, që ngado që ti biesh të çon askund. I ke mbyllur çdo shteg dhe çdo rrugë opozitës së këtij vendi, për veten dhe familjen tënde je i gatshëm që të djegësh, jo partinë po lirinë.

Kur flet ti për lirinë e medias. Edi Rama është simboli i gazetarit të dhunuar nga regjimi yt, koha e djegies së gazetave dhe redaksive ka ikur me Sali Berishën, koha kur televizioneve iu bllokoheshin llogaritë bankare ka përfunduar.

Nuk duhet harruar një gjë, të gjitha të zezat që i kanë ndodhur mediave, është pjesë e damkës që të është vënë ty për minimin e demokracisë. Flitet për një kryetare të AMA-s që ka 10 vite që nuk shkel në seli. O Flamur po pse i rri aq afër, se dukesh si shkopi i Flamurit.

Ne ku ta gjejmë të tju kemi ju përballë, por nuk e meriton Shqipëria këtë katandisje. Noa.al