Transmetuar më 23-05-2022, 13:44

Tiranë- Ambientalisti Sazan Guri ka shprehur hapur kundërshtinë e tij lidhur me dhënien me konçension të Butrintit.

Ai ishte sot ishte pjesë e protestës së aktivistëve, kundër votimit të pritshëm në Kuvend, që Parku Kombëtar t’i jepej fondacionit shqiptaro-amerikan.

Në një moment, teksa në Kuvend po hynte Pandeli Majko, Sazan Guri ka nxituar për t’i kërkuar reagim socialistit

Në disa raste Majko ka treguar vullnet të ndryshëm nga ai i grupit të PS-së, dhe kjo duket se ka shtyrë edhe Gurin që të kërkojë prej tij një reagim për çështjen e Butrintit. Në rastin e shembjes së Teatrit Kombëtar, Majko tha se nuk mund të fliste për shkak se kishte pasur një operacion në gojë.

Por deputeti socialist nuk është ndalur për të dëgjuar ambientalistin, pasi e ka pasur me nxitim që të hynte në seancën plenare.

Në krye të fondacionit sipas aktivistëve, qëndron një shqiptarofob, i cili Butrintin e konsideron një qytetërim grek dhe jo ilir. Noa.al