Transmetuar më 23-05-2022, 18:13

Tiranë- Ish-kryeministir Sali Berisha në Kuvend ka folur lidhur me çështjen e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrinit.

Berisha ngriti akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama, duke thënë se po shkatërron një nga bukuritë më përrallore të vendit për interesa personale.

Sipas ish-kryeministirt, Rama ka parashikuar të ndërtojë 620 vila në Kepin e Stillës dhe një resort të madh turistik në zonën e Gjirit të Msanastirit.

Berisha u shpreh se po rrëmbehen 830 hektarë tokë me pasuri të shumllojta për të bërë ndërtime klani Rama dhe klanet e tjera. (noa.al/M.D)