Transmetuar më 23-05-2022, 18:51

Kosovë– Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka dalë në një deklaratë për shtyp në lidhje me aksionin e organizuar ditën e sotme në Zveçan, ku u gjetën 11 mijë rrënjë mariuane.

Svelça ka publikuar pamjet nga magazina ku kultivoheshin lëndët narkotike në Ferizaj dhe Zveçan, në dy aksione të organizuara nha policia në bashkëpunim me doganën.

Më herët u raportua se gjatë ndërmarrjes së aksionit ishin dëgjuar dhe të shtëna armësh ndaj forcave të policisë por nuk u raportua për të plagosur. Në Izvor të Zvecanit, nga ku vinin dhe të shtënat policia ka zbuluar një objekt i cili ka shërbyer për kultuvimin e marihuanës. (noa.al/M.D)