Transmetuar më 23-05-2022, 21:11

Tiranë- Zbulohet kompania që Shqipëria do përfaqësohet për çështjen e detit në Hagë.

Mësohet se Shqipëria ka kontraktuar një kompani britanike. Kështu tha Artur Meçollari, ish-anëtar i grupit negociator për kufirin detar në një në Euronews Albania. Ish-ushtaraku tregoi se kompania londineze ‘Omnia Strategy’ e kontraktuar nga Ministria e Jashtme në korrik të 2021, ka arritur në konkluzionin se Shqipëria rrezikon të humbasë vijën e drejtë bazë, që do të thotë sipërfaqe detare e humbur.

Kjo pasi, sipas tij, Shqipëria nuk duhet të kishte shkuar pa kushte përballë Greqisë në një gjykatë ndërkombëtare. “Çfarë do prodhohet pas kontratës përbëjnë sekret, pasi do të japin teknika dhe taktika që do të përdorim në Gjykatë. Edhe kjo kompani ka arritur në një konkluzion, që jemi nxituar që vendosëm të shkojmë në Hagë pa kushte. Duhet të kishin vendosur kushte. Duhet të çonim vetëm çështje që nuk i kishim zgjidhur”, -tha Meçollari.