Transmetuar më 23-05-2022, 21:50

FRANCË- Këto pamje që shikoni tregojnë momentin e frikshëm kur dy aeroplanë luftarakë francezë u përplasën në ajër gjatë një shfaqjeje ajrore kombëtare në një bazë ushtarake në Francën jugperëndimore të dielën.

Incidenti përfshiu aeroplanin Rafale nga skuadroni i 30-të dhe ndodhi në bazën 709 Cognac-Châteaubernard në Charente sot rreth orës 12:40.

Për fat të mirë, të dy aeroplanët mundën të uleshin në mënyrë të sigurt, megjithatë ka nisur një hetim për aksidentin që la të dëmtuar pjesën e sipërme të bishtit të njërit prej tyre.

Dëshmitarët raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë dhe një banor në fshatin fqinj të Gensac-la-Pallue tha se mbeturinat ‘dëmtuan një çati’ përpara se ‘të binin në trotuar’.

Ndërsa, zyra e shtypit e Forcave Ajrore tha se ‘një aksident i tillë është jashtëzakonisht i rrallë’ dhe hera e fundit që një incident i ngjashëm ka ndodhur ishte në prill 2010.