Transmetuar më 23-05-2022, 22:44

Tiranë- Detaje të tjera mësohen nga vrasja e inspektorit të policisë në Tiranë.

Burime informojnë se polici 25 vjeçar Ludian Zaimi ka qëlluar 7 herë mbi 55 vjeçarin Çaush Saliasi dersa ai ra përtokë dhe u transportua me urgjencë në spital ku nuk mundi të mbijetojë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur për një konflikt banal pas ndarjes së turneve brenda sallës së mbledhjes në komisariat.

Dyshimet e para janë se arsyeja e acarimit të të riut ishte se viktima e bullizonte prej kohësh.

Në dëshminë e tij, autori i dyshuar ka thënë se viktima e ka ngacmuar me fjalë vazhdimisht dhe kjo gjë ka bërë që mes tyre të nisë konflikti fatal.

Në komunikimin zyrtar të policisë, bëhet me dije se po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje, ndërsa autori Ludian Zaimi efektiv i patrullës së Përgjithshëme është ndaluar brenda ambienteve të komisariatit ku ndodhi ngjarja. Noa.al