Transmetuar më 24-05-2022, 07:19

Tiranë- Publikohet foto e Ludian Zaimit, policit që vrau me 6 plumba kolegun e tij Çaush Saliasi, duke i shkaktuar vdekjen.

Pas ngjarjes së rëndë ai qëndroi në komisariat dhe u vendos në pranga.

Burime nga komisariati informojnë se efektivi 25-vjeçar ka thënë se e qëlloi kolegun e tij pasi ai tallte prej kohësh.

Gjithçka ka nisur pas një konflikti verbal i cili përfundoi me përdorimin e armës.