Transmetuar më 24-05-2022, 09:09

Tiranë- Balerina mjaft e dashur shqiptare, Klaudia Pepa, duket se ka nisur një romancë të re.

Te “Kurthi i Piter Panit”, Klaudia zbuloi edhe më shumë për veten.

Kështu, pyetjeve specifike të fëmijëve, ajo u dha përgjigje me natyrën e saj të sinqertë dhe elegante, por po me elegancë iu përgjigj edhe Alketës për pyetjen “A ka të reja nga jeta private?”: “Epo, një shok e kam edhe unë” – tha balerina e njohur dhe me kaq duket se e mbylli këtë çështje, të cilën ajo ka dashur dhe ka zgjedhur gjithmonë ta mbajë për vete.

Pas ndarjes nga Albi Nako, Klaudia nuk kishte bërë publike asnjë histori, dhe mesa duket tashme ka nisur një udhëtim të ri.