Transmetuar më 24-05-2022, 10:58

Tiranë- Zbardhet dëshmia e policit që vrau kolegun brenda komisariatit nr 3 në Tiranë.

Ludian Zajmi, 25 vjeç, i rekrutuar vetëm një vit e disa muaj më parë, ekzekutoi me pistoletën e punës, Çaush Saliasin 55 vjeç me një karrierë mbi 20 vjeçare në Policinë e Shtetit.

25-vjecari ka shfaqur pendesë për krimin, ndërsa ka thënë se ka qëlluar në inat e sipër kolegun Çaush Saliasi, i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.

Zajmi ka treguar se sipas tij Saliasi e bulizonte shpesh dhe kishin shumë konflikte.

“Veprova në inat e sipër sepse më ofendonte rëndë e më vinte në lojë dhe nuk durova. Vetëm pas disa minutash kam kuptuar çfarë kam bërë”, – mësohet të jetë shprehur 25-vjeçari.

Ai ka treguar po ashtu se përpara se ta qëllonte i është drejtuar me fjalët “Si do e lëmë bashkë?”.

Policia ka gjetur antidepresivë në shtëpinë e 25-vjeçarit dhe mësohet se ai kishte marrë kontakte me një psikologe kohët e fundit.

Një hetim i posaçëm ka nisur për rastin në fjalë.

E tmerrshme në Tiranë: Vrasje mes policësh brenda në Komisariat