Transmetuar më 24-05-2022, 11:14

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë sot arrestimin në flagrancë të një burri në moshë të thyer pasi e gjejnë përgjegjës për një aksident që ndodhi mbrëmë në Rrugën e Arbrit ku u plagosën katër persona.

Noa.al mëson se shtetasi M. D., 62 vjeç, banues në Maqellarë, u prangos për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Burri akuzohet se në Rrugën e Arbrit, duke drejtuar furgonin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit B. G., K. S., H. S. dhe M. G., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. /noa.al