Transmetuar më 24-05-2022, 11:09

Një burrë nga Vlora që ishte kapur kohë më parë për ngacmim seksual është kapur nga policia për të vuajtur një dënim penal ndaj tij.

Zyrtarisht bëhet e ditur se specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Sofo Skëndaj, banues në Vlorë.

Prangosja e tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 18.11.2021, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Burrit vlonjat i kanë mbetur për të kryer edhe 1 vit e 6 muaj burgim nga dënimi që ka marrë.

Është e paqartë si ka fituar lirinë Sofo Skënder ndërsa rezulton të ketë shlyer gjysmën e dënimit. /noa.al