Transmetuar më 24-05-2022, 12:03

Malësi e Madhe, SHKODËR – Një burrë në moshë ende të re ka humbur jetën në rrethana të dhimbshme pasi dyshohet se është vetëvarur.

Ngjarja ndodhi sot në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe, në një stan, ku është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi G. N., 44 vjeç, banues në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe, qarku Shkodër.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /noa.al

Foto arkiv