Transmetuar më 24-05-2022, 13:14

Prishtinë- Tjetër alarm për bombë në Prishtinë. Në ‘shënjestër’ ka qenë Rektorati i Universitetit.

Sipas zëdhënësit të policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00.

Poicia është informuar se ka dyshime për shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.

‘Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet operative të nevojshme për të menaxhuar situatën“, thuhet në njoftimin e policisë.

Kosova ka marrë një sërë alarmesh të tilla kohët e fundit ku shënjestër kanë qenë edhe shkolla “Xhevdet Doda” dhe Stacioni i Autobusëve, por të gjitha kanë rezultuar të rreme. Noa.al