Transmetuar më 24-05-2022, 18:57

Pejë- “Duhet me e vra këtë qen”!

I ka kushtuar shtrenjtë komenti urryes një qytetareje nga Kosova.

V.A e kishte shkruar komentin në vitin 2020 ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Por më pas u përball me dënim me burg me kusht prej 3 muajsh qytetares.

Por ajo nuk do të vuajë dënimin nëse brenda afatit 1 vjeçar nuk e përsërit veprën penale.

Dosja e prokurorisë, thotë se kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri është ndjerë i frikësuar nga ky koment, duke u ndjere i shqetësuar se në të vërtet do t’i ndodhë diçka e keqe nga e akuzuara.

E akuzuara V. A. e ka pranuar fajësinë për këtë vepër penale, ku ka shtuar se i vjen keq për veprimet e saj dhe është penduar për këto veprime.