Transmetuar më 25-05-2022, 10:37

KOSOVË- Bllokohen dy makina BMW X6 në Kosovë.

Mjetet luksoze, njëra e zezë dhe tjetra e bardhë, po hynin në Kosovë nga Shqipëria.

Pas hetimeve rezultoi se të dyja ishin vjedhur në Itali.

Policia Kufitare e Kosovës, në pikën e kalimit kufitar në Vermicë, e zbuloi rastin e parë më datë 22 maj, kur në hyrje ka kontrolluar veturën BMW X6, ngjyrë e zezë, me targa të Shqipërisë. Po ashtu, më 24 maj 2022, në hyrje për në Kosovë, zyrtarët policor kufitar kanë kontrolluar makinën tjetër BMW X6, ngjyrë e bardhë, me targa të Shqipërisë dhe pas verifikimeve të nevojshme në bashkëpunim me autoritetet dhe FRONTEX-in, është konstatuar se edhe ky automjet ishte vjedhur në Itali në vitin 2010.