Transmetuar më 25-05-2022, 19:24

Kosovë- Mjaft të rinj po humbin jetën në lule të rinisë nga aksidentet.

I tillë ishte edhe rasti i një 20-vjeçare nga Krusha e Madhe e cila ka ndërruar jetë sot pas një aksidenti që pësoi më 17 maj.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Krushës së Madhe në facebook, të cilët treguan se Edona Avdullahu ishte në gjendje kome prej disa ditësh, por sot humbi betejën për mbijetesë.

“Pas rastit të tragjedisë me autobus në Kroaci ne e humbëm Anjeza Bellanicën. Sot fshatin Krushë e Madhe e goditi prapë një tragjedi me dhembje. Edona Avdullahu, 20 vjeçarja, vajza e Isajes së Veli Myrtës, e cila u aksidentua nga një makine para 8 ditësh më 17 maj 2022 në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, prej disa ditësh ishte në gjendje kome. Sot ka mbyllur sytë përgjithmonë duke u ndarë nga jeta. Ngushllime, Isajes dhe mbarë familjes Avdullahu”, thuhet në njoftimin e tyre.