Transmetuar më 26-05-2022, 21:55

Kosovë- Ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar. Dje, mediat raportuan se një person ishte gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen “Emshir” në qytetin e Gjilanit. Shpejt u mësua se bëhej fjalë për muzikantin Lind Ibrahimi.

Për vdekjen nuk u dhanë shumë detaje, por ndarja nga jeta në një moshë të re, vetëm 32 vjeç, i tronditi të gjithë.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë reaguar në rrjete sociale.

Mes tyre është edhe këngëtarja Linda Halimi, e cila Lindin e ka pasur djalin e tezes.

E pikëlluar, ajo ka ndarë një ndër bisedat e fundit me të.