Transmetuar më 27-05-2022, 09:15

KOSOVË- Krim i rëndë brenda një familje në Kosovë. Babë e bir masakrojnë njëri-tjetrin me thika e për pasojë të dy kanë mbetur të vdekur.

Ngjarja dramatike ka ndodhur në veri të Mitrovicës, mëngjesin e sotëm. Mediat e Kosovës shkruajnë se si fillim avokati Millan Bigoviq është përleshur me një nga djemtë e tij. Gjatë sherrit kanë përdorur edhe thika duke qëlluar njëri-tjetrin.

Mes tyre ka ndërhyrë edhe djali tjetër i familjes. Ky i fundit dyshohet se ka ndihmuar babain e tij për të vrarë të vëllanë. Më pas babain e plagosur ai e ka dërguar në spital, por avokati Bigoviq ka ndërruar jetë.

Vëllezërit ishin binjakë dhe janë identifikuar si U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq. Nuk dihet ende se cili prej tyre është gjallë dhe cili ka vdekur.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka konfirmuar lajmin.

“Zyrtarisht nuk kam marr akoma ndonjë raport. Ajo që di deri më tani, bëhet fjalë për dhunë në familje ku ka edhe të vrarë,”- ka thënë shkurt Radoviq.