Transmetuar më 28-05-2022, 12:20

Kosovë- Publikohen pamjet e rënda të vrasjes që ndodhi mbrëmë në Ferizaj.

30 vjeçari nga Ferizaj, Qëndrim Januzi, dyshohet se ka vrarë të quajtur Gazmend Hyseni 30 vjeç.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj rreth orës 00:53.

Motivet e krimit janë ende mister, por mediat lokale kanë publikuar pamje nga ngjarja e rëndë ku shihet autori i dyshuar me armë në dorë teksa rri sipër trupit 30-vjeçarit pasi e qëlloi me armë.

Januzi është vëllai i reperit Betim Janusi, i njohur ndryshe edhe si “Buta”.

Sipas policisë, i dyshuari për vrasjen është plagosur nga zyrtarët policorë pasi me pistoletën e tij iu është kthyer policëve që kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe ka refuzuar urdhërat.

I dyshuari është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe më pas për tretman në QKUK. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.