Transmetuar më 28-05-2022, 21:00

Kosovë – Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 30-vjeçarit pas mesnate në Kosovë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ferizaj.

Qëndrim Januzi 30 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë Gazmend Hyseni 30-vjeç në rrugën “Rexhep Bislimi”.

Motivet e krimit janë ende mister, por mediat lokale kanë publikuar pamje nga ngjarja e rëndë ku shihet autori i dyshuar me armë në dorë teksa rri sipër trupit 30-vjeçarit pasi e qëlloi. I ndjeri ishte ende gjallë kur ai i qëndronte te koka me pistoletë deri sa vdiq.

Januzi është vëllai i reperit Betim Januzi, i njohur ndryshe edhe si “Buta”.

E gjitha ka ndodhur për shkak se i dyshuari e fajësonte viktimën për djegien e veturës së vëllait të tij, thuhet në dosjen e Prokurorisë. Me të takuar të ndjerin, ai ka shtënë shtatë herë me armë në drejtim të tij.

Në dosje përshkruhet se i dyshuari me parapërgatitje dhe me dashje e ka kryer vrasjen. Prokuroria ka në dispozicion edhe pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë.

Vrasësi e ka ndjekur të ndjerin me një veturë “Audi A7” dhe pas ndaljes, para një marketi, e ka qëlluar disa herë për vdekje.

Autori i dyshuar i krimit