Transmetuar më 29-05-2022, 20:44

Më shumë se 620,000 doza të vaksinës Moderna COVID-19 është vendosur të shkatërrohen në Zvicër, thanë zyrtarët shëndetësorë pasi janë në fund të skadencës, ndërsa kërkesa për vaksinën ra në mënyrë të hovshme.

“Është pranuar me vetëdije se furnizimet me vaksina ishin shumë të mëdha për nevojat e Zvicrës”, tha një zëdhënës i Zyrës Federale të Shëndetit Publik, duke konfirmuar informacionin e transmetuar nga rrjeti RTS që citon noa.al.

“Qëllimi ishte që të mbrohej vazhdimisht popullata në Zvicër me sasi të mjaftueshme të vaksinave më efektive në dispozicion”.

Zvicra ka ndalur masat e shëndetit publik që synojnë ndalimin e përhapjes së sëmundjes.

Ajo kishte siguruar gjithsej 34 milionë doza të vaksinës COVID-19 për një popullsi prej rreth 8.7 milionë banorë.

Vendi njoftoi në shkurt se do të ofronte deri në 15 milionë doza të tepërta për vendet më të varfra deri në mes të vitit. Saktësisht nuk dihet sa nga këto janë dhënë.

Sakaq Zvicra njoftoi se ka siguruar edhe të paktën 14 milionë doza të vaksinës COVID-19 për vitin 2023 nga Pfizer / BioNTech dhe Moderna, me të drejtën për të dyfishuar porosinë.

Pak më shumë se 70% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë në Zvicër dhe principatën fqinje të Lihtenshtajnit.

Autoritetet në Zvicër kanë regjistruar afro 3.7 milionë raste të infektimit me COVID dhe 13,325 vdekje. /noa.al