Transmetuar më 30-05-2022, 09:51

Kosovë- Reperi Buta duket se ka lënë kosovën. Pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Ferizaj ku vëllai i tij vrau Gazmend Hysenin, reperi Betim Januzi, i njohur me nofkën Buta, mësohet se është larguar nga Kosova.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, mund të shihet Buta duke udhëtuar me aeroplan drejt Anglisë.

Vëllai i reperit, Qëndrim Januzi, në orët e para të mengjesit të së shtunës dyshohet se vrau me armë zjarri të ndjerin Gazmend Hysenin.

Për Qëndrim Januzin, Policia ka caktuar 30 ditë paraburgim.

Miq të ndryshëm të viktimës kanë kërcënuar me hakmarrje, dhe kjo me shumë gjasa ka shkaktuar edhe largimin e reperit nga Kosova.

@zerro_nishi #viral #bashbuta #kosovo #england #fy #fypシ ♬ Hasta – Bay Trapist